Kurti: Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës

Aktuale

Kurti: Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës

Më: 28 prill 2022 Në ora: 14:05
Albin Kurti

Në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rritja e pagës minimale ishte veç një pjesë e luftës së Qeverisë për të drejtat e punës, përfshirë shëndeti dhe siguria në punë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shtoi se gjatë pandemisë, punonjësit heroikë shëndetësorë kanë treguar sesa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Sot shënojmë Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Gjatë pandemisë, punonjësit tanë heroikë shëndetësorë kanë treguar se sa jetike është të mbrosh sigurinë dhe shëndetin në punë. Rritja e pagës minimale ishte vetëm një pjesë e luftës së qeverisë për të drejtat e punës, përfshirë shëndeti dhe siguria në punë”, ka shkruar ai.

Gjatë vitit 2020 ishin shënuar 176 aksidente në vend të punës, ndërsa në 2021 numri i tyre është rritur në 188 aksidente. Inspektorati i Punës ka në dispozicion rreth 30 inspektorë.

Derisa, brenda tre muajve të parë të këtij viti, janë shënuar 68 aksidente

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat