Varhelyi në Tiranë: Në dialogun Prishtinë-Beograd na duhen në tryezë të gjithë, me një frymë konstruktive

Aktuale

Varhelyi në Tiranë: Në dialogun Prishtinë-Beograd na duhen në tryezë të gjithë, me një frymë konstruktive

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:29
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një konference të tij me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se janë duke punuar që dialogu mes Kosovës e Serbisë të rifillojë, dhe të ketë ecuri.

Sipas tij, vetëm përmes këtij dialogu, do të ketë një zgjidhje afatgjatë.

”Ne po punojmë për një plan të investimeve ekonomike për Kosovën, shpresojmë që, puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, do të rifillojë, dhe të ketë ecuri”.

”Sepse vetëm përmes këtij dialogu do ketë një zgjidhje afatgjatë. Por, për këtë të gjithë na duhen në tryezë me një frymë konstruktive”.

”Pa këto do të jetë shumë e vështirë që të ecën përpara, e të flasim për shumë gjëra, si për shembull rrugëtimi i Kosovës drejt Europës”.

”Për këtë arsye edhe për Kosovën në tryezë kemi vendosur një paketë ekonomike dhe sociale, siç po bëjmë edhe në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat