Berisha- Sveçles: Keni bërë show me policët e arrestuar, sot ata janë të lirë

Aktuale

Berisha- Sveçles: Keni bërë show me policët e arrestuar, sot ata janë të lirë

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:09
Komisioni i Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai është pyetur fillimisht nga kryetari i këtij komisioni Bekë Berisha së çfarë ka ndodhur me policët e arrestuar për korrupsion në dy aksionet e fundit e që numri i tyre ishte rreth 100.

“100 zyrtarë policor mi arrestu edhe mi lshu pastaj, nuk është normale ministër. Duhet me pas kujdes dhe me pas një mirëkuptim dhe mos të bëjmë shoë për portale duke prangosur policë”, ka thënë Berisha duke shtuar se duhet të gjenden forma zyrtare, me suspenduar policin dhe pastaj gjykata me vendos në lidhje me të.

Ndërsa Sveçla në përgjigjen e tij ka deklaruar se nuk mundet ti thotë IPK-së e as prokurorisë të mos veproi.

“Për të gjitha këto arrestime ka prova të mjaftueshme. Ka pas masa të fshehta që janë përdor dhe ka prova që ata janë të përfshirë në afera korruptive. Njerëz të korruptuar nuk do të ketë në polici”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat