Gashi paralajmëron protestë “shumë të madhe” nëse Qeveria injoron kërkesat e sindikatave

Aktuale

Gashi paralajmëron protestë “shumë të madhe” nëse Qeveria injoron kërkesat e sindikatave

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:40
Ali Gashi

Drejtuesi i Këshillit të Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi ka thënë se nëse Qeveria i injoron kërkesat e tyre, do të vazhdohet me protestë siç e ka quajtur ai shumë më të madhe se kjo e fundit.

Gashi beson se Qeveria nuk do i injoroj Sindikatat e t’i çoj në hapa pa dëshirën e tyre.

“Në rast se prapë vazhdohet me një injorim dhe mos marrja parasysh e këtyre kërkesave atëherë ne kemi paralajmëruar edhe grevën miq datën 20 prandaj në qoftë se vazhdohet më këtë normalisht që do të mbahet protesta, një protestë shumë më e madhe se kjo e fundit. Por prapë besoj fuqishëm që Qeveria nuk do të na injorojë dhe të na shpie pa dëshirën tonë në këto hapa”, tha Gashi.

Sipas tij, asnjë Qeveri nuk mundet të heshtë para kërkesave të qytetarëve të Kosovës.

“Në shpresojmë që Qeveria jonë, ka ardhur koha dhe momenti të reflektojë dhe të bisedojmë sepse është obligim i palëve në këtë rast dhe jemi të thirrur për atë. Ne nuk jemi kundërshtar dhe jemi partner social. Ne jemi të obliguar që të delegojmë zërin e të punësuarve dhe të anëtarëve që i përfaqësojmë dhe kërkesat e tyre drejt qeverisë. Qeveria është ajo e cila ka obligim me i dhënë zgjedhje, nuk mundet qeveria dhe asnjë qeveri të heshtë para kërkesave të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Në fund, Gashi shpreson që brenda kohës se paralajmëruar për protesta e greva, do të kenë dialog me Qeverinë, mirëpo i njëjti i siguron të punësuarit që do të jenë konsistent rreth kërkesave të tyre.

“Këto dy hapa që dihet tanimë janë hapa që konsiderojë që brenda kësaj kohë do të kemi dialog si do që të jetë unë i sigurojë të gjithë të punësuarit që ne do të jemi konsistent rreth kërkesave tona. Gjithmonë do të i japim hapësirë dialogut por në të njëjtën kohë i sigurojë qeverisë që do të jemi në respektim të legjislacionit që rregullon qasjen e grevave dhe protestave prandaj atë që na është dhënë me ligj do të respektojmë dhe zbatojmë”, tha Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat