Ibrahimi: Komunat po e shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj MAShT-it dhe MSh-së

Aktuale

Ibrahimi: Komunat po e shqyrtojnë mundësinë e padisë ndaj MAShT-it dhe MSh-së

Më: 3 maj 2022 Në ora: 09:51
Sazan Ibrahimi

Ende, pas më së një viti në krye të Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, nuk i ftoi udhëheqësit e Komunave të Kosovës në takim.

Ky mos veprim, sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është i paprecedent.

I njëjti, në “Sytë 7”, tha se ky mos komunikim direkt me Kryeministrit dhe ministrat e dikastereve kryesore, me të cilët kanë punë të drejtpërdrejt Komunat, po u qet telashe këtyre të fundit.

Një problem i tillë i  mos komunikimit, sipas Ibrahimit ndodhi edhe me rastin, kur ekzekutivit ua mori disa prona komunës së: Gjilanit, Ferizajit, Suharekës, Skenderajit, Deçanit, Junikut dhe Hanit të Elezit, për t’ia rikthyer AKP-së.

Tutje, Ibrahimi në “Sytë 7”, tha se Komunat janë duke e shqyrtuar mundësinë që të padisin Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Shëndetësisë si ministri nënshkruese të Kontratave Kolektive,  pra Kontratat Kolektive për Arsim dhe Shëndetësi, sepse këto kontrata janë nënshkruar pa mbulueshmëri financiare.

Veç kësaj çështje, Sazan Ibrahimi tha se qeveritë lokale po e kanë shumë telash me mos emërtimin e bordit të OSHP-së nga ana e Qeverisë tash e 1 vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat