Ambasadori gjerman: Nesër Scholz pret Kurtin e Vuçiqin ndaras

Aktuale

Ambasadori gjerman: Nesër Scholz pret Kurtin e Vuçiqin ndaras

Më: 3 maj 2022 Në ora: 21:43
Jorn Rhode

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojnë nesër takime të ndara në Berlin me kancelarin Olaf Scholz.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode përmes një postimi në Twitter.

Ai ka shkruar se Scholz do ta mbajë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, pas takimeve, në orën 16:00.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat