“Marrëveshja Kosovë-Serbi s’ka qenë kurrë më afër”

Aktuale

“Marrëveshja Kosovë-Serbi s’ka qenë kurrë më afër”

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:57
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

Idriz Zeqiraj, veprimtar në Degën e LDK-së në Gjermani, vlerëson se takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz është domethënës.

Sipas tij kërkesa që edhe Scholz e pati, ajo për marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, nuk ka qenë kurrë më afër të realizohet.

“Është më afër se kurrë ndonjëherë. Është momentum që duhet të shfrytëzohet. Kosova duhet ta dëgjojë zërin e Amerikës dhe të Evropës”, është shprehur Zeqiraj për Info Magazine.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Kosovës nuk mund t’i kërkohet diçka që të japë në negociata.

“Kosova nuk ka çfarë të japë më. Mjaftë ka dhënë. Tashmë edhe Kurti është i përkushtuar në këtë proces. Dialogu për të nuk renditet siç deklaronte dikur në vendet 5-6-7”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat