Ibishi: Vizita e Ministres gjermane është në shërbim të paqes në rajon

Aktuale

Ibishi: Vizita e Ministres gjermane është në shërbim të paqes në rajon

Më: 5 maj 2022 Në ora: 20:01
Nuredin Ibishi

Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi foli për vizitën e ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht në Ballkan e me theks të veçantë në Kosovë.

Ai tha se këto vizita vijnë për shkak të impaktit që mund të ketë në Ballkan lufta në Ukrainë dhe kërkesa e Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik për shkëputje në Bosnje e Hercegovinë.

Sipas tij, vizita e ministres së Mbrojtjes së Gjermanisë është e fokusuar në aspektin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Gjermania përveç që është superfuqi ekonomike ka delegim prej SHBA-ve  për çështje të Kosovës. Si fuqi ekonomike ka investime të mëdha në Bosnje e Hercegovinë, Serbi po edhe në Kosovë dhe prezencën e forcave të armatosura që janë shumë të rëndësishme “, tha ai.

Eksperti i Sigurisë tha se detyrë e ministres gjermane është t’i adresojë çështjet e sigurisë në një situatë që vijnë kërcënime edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe ministri i Jashtëm Sergei Lavrov.

Tutje ai theksoi edhe kërcënimet direkte dhe të  vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri mund të jenë të dirigjuara nga Beogradi.

“Kjo çështje është ngritë edhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesja e UNMIK-ut, ka ngritë këtë çështje për një seriozitet të këtyre sulmeve sepse policët nuk janë pëllumba të argjirtë të gjuhen nga ekstremistët serbë, sepse supozohet se ata janë ekstremistë serbë “, tha Ibishi.

Sipas tij këto sulme kërcënojnë jo vetëm zyrtarët policorë por edhe qytetarët pasiqë është kalimi kufitar mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, për këtë arsye ka siç tha ai ka edhe elemente të terrorizmit në këto sulme dhe serioziteti është në nivel të lartë.

“Çështja është se këto tensione që po krijohen me këto sulme në Kosovë por edhe tendencat e Dodikut në Bosnje e Hercegovinë për shkëputje, pra vijnë që në njëfarë forme t’i adresojnë çështjet dhe të parandalojnë tensionimin e situatës në rajon që ka elemente se Serbia me Republikën Serbska janë të vetmët që kanë protesta pro ruse, pro Putinit për luftë në Ukrainë dhe kjo tregon seriozitetin e rastit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat