Muja thotë se çështjen e shtrenjtimit të energjiës është dashur ta trajtojë Qeveria e kaluar

Aktuale

Muja thotë se çështjen e shtrenjtimit të energjiës është dashur ta trajtojë Qeveria e kaluar

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:40
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja  foli rreth çështjes së blerjes së rrymës me tarifa të larta.

Ai theksoi se procesi tarifor fillon në shtator për vitin 2021 deri në dhjetor 2022 dhe se sipas tij ZRRE–ja funksionon në bazë të ligjit, i pranon propozimet e KOST-it, KEDS-it, dhe ju thotë sillni ju propozimet se si duhet të jenë tarifat midis shtatorit dhe dhjetorit.

“Në dhjetor ZRRE mblidhet dhe i trajton këto deri në janar, pastaj në janar deri në shkurt del me vendimin përfundimtar”, tha deputeti i VV-së.

Muja tha se në atë kohë Vetëvendosje nuk ka qenë në pushtet dhe se sipas tij, opozita e tashme është dashur ta trajtoj këtë çështjen e shtrenjtimit të rrymës.

“Ne kemi ardhur në pushtet në prill të vitit 2021, këta është dashtë me e trajtu sepse rryma ka filluar të shtrenjtohet në bursën e Hungarisë nga 15 janari i vitit 2021 dhe deri në prill kur kemi ardhur ne në pushtet ka filluar shtrenjtimi i energjisë”, tha tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat