Çmimi i naftës arrin në 1.75 euro, qytetarët ankohen e naftëtarët heshtin

Aktuale

Çmimi i naftës arrin në 1.75 euro, qytetarët ankohen e naftëtarët heshtin

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:05
Ilustrim

Ngritja e çmimit të derivateve të naftës s’ka të ndalur.

Gjatë së premtes, ky çmim ka arritur deri në 1 euro e 75 cent. Qytetarët thonë se këto çmime po bëhen të papërballueshme.

Derisa, ata bëjnë thirrje që të kontrollohet cilësia dhe çmimi nëpër kompanitë vendëse, Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka zgjedhur heshtjen

Të premten, çmimi i një litri naftë në kryeqytet ka arritur në 1 euro e 75 cent.

Ky çmim, po vazhdon të lëvizë çdo ditë  në pompat e derivateve nëpër Kosovë.

E këto lëvizje të çmimeve po ua rëndojnë gjendjen financiare shoferëve që janë vazhdimisht në lëvizje me automjetet e tyre.

Florim Bujupi thotë se këto çmime po dallojnë varësisht se sa ato kompani janë të njohura.

Në anën tjetër, Bashkim Bejtullahu thotë se këto çmime janë ngritur për shkak që në vend nuk kemi prodhim të naftës.

Kurse Vigan Berisha, këtë ngritje po thotë se e përballon, pasi sipas tij familjarët jashtë vendit i ndihmojnë.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje edhe nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm gjatë gjithë ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat