Halimi: LDK-ja do ta përcjellë me kujdes të shtuar mbarëvajtjen e konkursit të KEK-ut

Aktuale

Halimi: LDK-ja do ta përcjellë me kujdes të shtuar mbarëvajtjen e konkursit të KEK-ut

Më: 6 maj 2022 Në ora: 21:35
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas anulimit të konkursit të KEK-ut.

Halimi thotë se LDK-ja kishte reaguar me kohë për skandalin e punësimeve në KEK.

Sot, KEK-u njoftoi se konkursi i punësimit kthehet në rivlerësim. LDK, për skandalin e punësimeve në KEK kishte reaguar me kohë, ku për më tepër kishte deponuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pasi që kishte vlerësuar se 128 të pranuarit nga konkursi kanë lidhje familjare me zyrtarët në këtë ndërmarrje si dhe janë militantë e të afërm me partinë në pushtet. Ndërsa më shumë se 4500 personave të tjerë të cilët kishin aplikuar në të njëjtin konkurs u ishte bërë e padrejtë dhe ishin penalizuar për shkak të mosafërsisë me zyrtarët e KEK-ut dhe me pushtetin”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Halimi ka thënë se LDK-ja do të përcjellë me kujdes të shtuar mbarëvajtjen e këtij konkursi si dhe të çdo konkursi tjetër.

Sipas Halimit, LDK-ja do të zhvilloj një betejë të paepur në mbrojtje të të gjithë atyre që u mohohet e drejta në të gjitha rastet.

“Vendi ynë dhe qytetarët tanë meritojnë drejtësi, ndaj ne do të jemi bashkë me ta në këtë të drejtë të merituar. LDK do ta përcjellë me kujdes të shtuar mbarëvajtjen e këtij konkursi si dhe të çdo konkursi tjetër. LDK do të zhvilloj një betejë të paepur në mbrojtje të të gjithë atyre që u mohohet e drejta në të gjitha rastet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat