​Nagavci në lot nderon të rënët në betejën e Çabratit të Gjakovës

Aktuale

​Nagavci në lot nderon të rënët në betejën e Çabratit të Gjakovës

Më: 7 maj 2022 Në ora: 14:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, njëherit ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci përkujtoi të rënët e datës 7, 8 dhe 9 maj në Gjakovë gjatë Epopesë së Çabratit.

Me lot në sy, Nagavci tha se familjarët vazhdojnë jo vetëm t’i përkujtojnë me krenari dhe dhimbje më të dashurit e tyre por edhe presin qe të dinë për fatin e të rrëmbyerve.

Nagavci: Pranvera në Gjakovë na ballafaqon me ditë si këto

Jemi së bashku këtu t’i përkujtojmë të gjithë dëshmorët, ushtarët edhe viktimat e betejës së Çabratit, por jo vetëm ata. Edhe kaq vite pas luftës familjarët vazhdojnë, jo vetëm të kujtojnë me krenari dhe dhimbje të dashurit e tyre por edhe një numër akoma i konsiderueshëm pret që të dinë për fatin e më të dashurve të rrëmbyer me dhunë. Për fat të keq pranvera në Gjakovë, për çdo ditë na ballafaqon me situata të tilla, thuajse nuk ka familje në Gjakovë që nuk kanë humbur familjarët, miqtë e tyre andaj dhimbja nuk humbet e sidomos në ditët si këto”, ka thënë ajo.

Gjakova sot kujton 23-vjetorin e “Epopesë së Çabratit”, në të cilën për lirinë e Kosovës u flijuan dhjetëra dëshmorë e martirë të kombit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj të vitit 1999, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serbë.

Në këtë betejë kanë rënë 7 dëshmorë dhe 41 civilë. Po ashtu, më 7-8 maj janë rrëmbyer dhe zhdukur 43 qytetarë të kësaj lagjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat