Arsimi në grevë një orëshe më 12 maj, Jasharaj paralajmëron greva të përgjithshme

Aktuale

Arsimi në grevë një orëshe më 12 maj, Jasharaj paralajmëron greva të përgjithshme

Më: 10 maj 2022 Në ora: 11:25
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar përsëri grevë me 12 dhe 20 maj për shkak të mosmiratimit të ligjit të pagave dhe mosvazhdimin e shtesave në paga prej 100 euro.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre pas grevave një orëshe do të shkojnë në greva të përgjithshme.

“Greva një orëshe në tërë sektorin e arsimit që nga çerdhet e deri në universitet por edhe në sektorët e tjerë se kështu jemi dakorduar edhe me sindikatat tjera do të jetë me 12 majë pastaj do të kemi grevë edhe për festën e 20 majit duke uruar që Qeveria të ketë takime të sinqerta me sindikatat që të plotësohen kërkesat në të kundërtën pas 20 majit nëse kështu vazhdon me këto qëndrime Qeveria arsimi dhe sektorët e tjerë do të jenë në greva të përgjithshme”, potencoi Jasharaj.

Jasharaj ka bërë të ditur orën se kur do të fillojë greva një orëshe në çerdhe, shkolla dhe universitete.

“Ora e parë e punës në çerdhet është nga ora 06:30 deri 07:30 me 12 maj kolegët tanë në çerdhe në këtë orë do të jenë në grevë, pastaj edhe në shkollat fillore dhe të mesme greva do të jetë në orën e parë të mësimit  edhe universitetet e kanë bërë planin  do të jetë nga ora 10:00 deri 11:00”, u shpreh ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po sjellën ndaj kërkesave të SBASHK-ut sikur nuk po ndodhë asgjë.

“Kjo protestë do të jetë më shumë masovike se ajo e 8 prillit, pas kësaj proteste të gjithë sindikatat do të insistojmë për grevë të përgjithshme dhe të pacaktuar që nënkupton grevë do të zgjasë deri kur Qeveria plotëson kërkesat tona për vazhdimin e shtesave prej 100 eurove në pagë deri sa nuk bëhet Ligji i Pagave por jo të veprojnë siç ata mendojnë dhe ju ‘tekët’ dhe të sjellën sikur nuk po ndodhë asgjë”, përfundoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat