Mehaj: ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Aktuale

Mehaj: ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Nga: A.SH Më: 10 maj 2022 Në ora: 16:39
Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se, ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Sipas tij, rruga e Kosoves është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njejtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi.

Shkrimi i plotë

ShBA përkrah anëtarësimin e Republikës së Kosovës në NATO!

Edhe një herë ShBA, si ndër partnerët e ngushtë dhe të pazëvendësueshëm në të gjitha proceset zhvillimore të Republikës së Kosovës, përmes përkrahjes së shprehur haptasi nga zëdhënësi i misionit të ShBA-së në NATO, Jeffrey Adler, rreth iniciativës sonë për t’u bërë anëtar të programit të Partneritetit për Paqe, si hap inicues drejt anëtarësimit në NATO, po e dëshmon se Kosova konsiderohet partner i besueshëm i ShBA-së.

Defender Europe ’23, bashkëzbarkimet si misione të përbashkëta, janë rruga jonë drejt qëllimve tona përfundimtare, anëtarësimin në institucione evropiane dhe euroatlantike.

Rruga jonë është e pashkëputshme nga aleatët tanë, rrugëtimi ynë është i drejtë ngase ndajmë të njejtat vlera të demokracisë, paqes dhe stabilitetit për të cilat dhe angazhohemi.

Republika e Kosovës është e përgatitur për të thelluar partneritetin dhe aleancën tonë e cila shtrihet në shumë fusha, bazuar mbi vlerat e përbashkëta me ShBA-në, dhe është e përkushtuar në rrugën e saj të integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat