Borrell flet para darkës jofromale në Bruksel, përmend luftën e fundit në Ballkan

Aktuale

Borrell flet para darkës jofromale në Bruksel, përmend luftën e fundit në Ballkan

Më: 11 maj 2022 Në ora: 19:27
Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka zhvilluar një konferencë për shtyp para darkës joformale që e ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën.

Ai tha se tani bota është komplet ndryshe për shkak të gjendjes në Ukrainë, teksa përmendi se lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan.

Ai tha se gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku nga Kosova prezente do të jetë kryediplomatja Donika Gërvalla, do të diskutojë me ta si “anëtarë të ardhshëm të BE-së”.

“Ne e bëmë në Nju Jork, një takim vitin e kaluar, por tani bota është komplet ndryshe. Në shtator askush nuk priti që ne do të jemi nën agresion dhe duke shikuar këtë ndikim. Bashkimi Evropian nuk mban mend luftë dhe ne po shohim luftë në kufijtë tanë. Lufta e fundit ishte në Ballkan, tani në Ukrainë. Ne do të flasim për ndikimin e Putinit në luftë”.

“Dua të diskutoj me gjashtë liderët e BP, jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, po flas me ta si anëtarë të ardhshëm të BE-së që të bisedoj si mund t’i adresojmë pasojat e kësaj lufte. Si gjithmonë, ata janë ekip bashkë këtu për t’i shprehur shqetësimet e tyre, pa marrë parasysh situatës, që t’i mbrojnë vlerat dhe si të përballemi me impaktin negativ të luftës së Putinit”, shtoi Borrell.

Ai mes tjerash tha se partnerët e Ballkanit Perëndimor janë në vijë me BE-në në luftën ndaj Rusisë.

“Sot, diskutimet do të mbesin për politikën e jashtme dhe politikat për regjionin. Takimi i sotëm për mua do të jetë mënyra më e mirë për përgatitjen e diskutimeve. Në këtë aspekt, ne ftojmë liderët e këtyre vendeve që t’i bashkëngjitet darkës së sotme”, përfundoi Borrell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat