Shaip Kamberi zbulon se çka nuk duan Selakoviq e Ivica Daçiq te shqiptarët

Aktuale

Shaip Kamberi zbulon se çka nuk duan Selakoviq e Ivica Daçiq te shqiptarët

Nga: N. Sh. Më: 13 maj 2022 Në ora: 17:05
Shaip Kamberi

Ish-deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratave të Nikolla Selakoviqit dhe Ivica Daçiqit.

Politikanët serbë kanë thënë se do të aktivizohen në fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Kamberi ka shkruar Facebook se të njëjta parti të Qeverisë së Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij këta s’duan pavarësi të Kosovës e as shqiptarë në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Dy zyrtarë nga pushteti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviqi i SNS dhe krytari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi nga SPS u deklaruan njëzëri sot për aktivizimin e fushatës për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Paralelisht të njëjtat parti të Qeverisë e Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi dhe për eliminimin e atyre pak shqiptarëve të mbetur në institucionet e Serbisë, përderisa duan vet të përfshihen në vendimmarjet e Komunës së Luginës së Preshevës ku shqiptarët janë shumicë.

S’duan Pavarësi të Kosovës.

Madje s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat