Agon Maliqi analizon qëndrimin e Francës: “Nuk e lexoj këtë si mbështetje për ne”

Aktuale

Agon Maliqi analizon qëndrimin e Francës: “Nuk e lexoj këtë si mbështetje për ne”

Më: 13 maj 2022 Në ora: 21:29
Agon Maliqi

Analisti Politik, Agon Maliqi, ka thënë se qëndrimi i Francës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nuk e konsideron si mbështetje.

Në një postim në Twitter ai ka shkruar se ambasada e Francës ka përdorur një formulim diplomatik, ku mes rreshtave ka bërë të ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog.

“Fatkeqësisht nuk e lexoj këtë si mbështetje të Francës për anëtarësim në këtë moment. “

E ardhmja e Kosovës është si anëtare e KE” është formulim shumë diplomatik (e ardhmja mund të jetë edhe 2030). Mes rreshtave bëhet e ditur se mbështetja kushtëzohet me dialog”, shkruan ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat