Banorët e Klinës kërkojnë nga Qeveria ndalimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos, në protestë edhe Fitore Pacolli

Aktuale

Banorët e Klinës kërkojnë nga Qeveria ndalimin e ndërtimit të fabrikës së çimentos, në protestë edhe Fitore Pacolli

Më: 14 maj 2022 Në ora: 15:10
Pamje nga protesta

Qindra qytetarë të Klinës të mbledhur në rrugën kryesore në Dollc (magjistralen Pejë – Prishtinë) protestuan sot kundër ndërtimit të Fabrikës së çimentos.

Banoret e tubuar thonë se ndërtimi i kësaj fabrike dëmton ajrin dhe ambientin përreth, kështu që pamundeson jetën e shëndetshme, prandaj protestat nuk do të ndalen deri në vendimin në favor të tyre nga Qeveria e Kosovës.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja Fitore Pacolli u tha protestuesve se janë duke punuar bashkë me Ministrine e Mjedisit dhe atë të Bujqësisë për të gjetur një zgjidhje. Sipas saj, më së largu deri të hënën Qeveria do të dalë me një vendim.

E ndërkaq deputeti Hisen Berisha tha se si përfaqësues të pupullit gjithmonë do të jemi në shërbim të qytetarëve të vendit.

Ku vend, shtoi Berisha, është rezultat i një sakrifice të madhe, prandaj edhe duhet të ndërtohet me pastërti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat