Hovenier nderon policët e Kosovës që humbën jetën gjatë detyrës

Aktuale

Hovenier nderon policët e Kosovës që humbën jetën gjatë detyrës

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:53
Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka nderuar policët e Kosovës, që kanë humbur jetën gjatë detyrës.

Ambasada amerikane përmes një postimi në Twitter, ka nderuar të gjithë policët në Kosovë, SHBA dhe në të gjithë botën që kanë humbur jetën apo janë plagosur në krye të detyrës.

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë dhe sigurinë tuaj”, ka shkruar kjo ambasadë në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat