Flet babai i vajzës e cila u godit nga vetura në sheshin e Prishtinës, tregon gjendjen e saj

Aktuale

Flet babai i vajzës e cila u godit nga vetura në sheshin e Prishtinës, tregon gjendjen e saj

Më: 16 maj 2022 Në ora: 12:49
Vërshim Kastrati

Të dielën e 15 majit, është goditur me veturë një vajzë në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Babai i vajzës, Vërshim Kastrati, përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se një vozitës me veturë të tipit BMW pasi e goditi vajzën e tij, iku nga vendi i ngjarjes dhe siç thotë ai ende nuk është arrestuar nga policia.

Por, Kastrati të hënën, në një intervistë  ka treguar se si është gjendja shëndetësore e vajzës së tij.

“Vajza aktualisht është pakëz më mirë, sepse ka shqetësime emocionale pasi që mosha e saj tregon më së miri se çfarë ka përjetu. Gjithashtu ka edhe ndrydhje të gjymtyrëve, duarve, këmbës, dhe një pjesë tek koka”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat