Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

Aktuale

Porosia e komisionerit evropian drejtuar Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

Më: 16 maj 2022 Në ora: 14:53
Foto nga takimi

Komisioneri i BE-së për zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojnë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

Lajmin për takim, komisioneri evropian  e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, shkroi ai.

Në kryeqendrën evropiane po qënron edhe shefja e diplomacisë kosovare,  Donika Gërvalla, e cila do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve antare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe Ministri i Jashtëm i Ukrainës z. Dmytro Kuleba.

Tema diskutimi të takimit pritet të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tone.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat