Përplasja Bogujevci – Daçiq: Ju jeni përfaqësues i qeverisë që më vrau të gjithë familjen

Aktuale

Përplasja Bogujevci – Daçiq: Ju jeni përfaqësues i qeverisë që më vrau të gjithë familjen

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:44
Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka folur dje për zhvillimet në Kretë, ku është zhvilluar sesioni i Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në të cilën u përplasen përfaqësuesit e Kosovës me ata të Serbisë.

Serbia, në këtë mbledhje është përfaqësuar nga kryetari i Parlamentit, Ivia Daçiq.

Bogujevci ka thënë se Daçiq kishte një synim: që të portretizohet si viktimë.

“Zotëri Daçiq kur e mori fjalën, së pari u mundua të shprehet si viktimë, të kontestojë shtetësinë e Kosovës”, tha Bogujevci.

“Kur ka përmendur që është nga Prizreni, kinse nuk e ka të drejtën me qenë në Kosovë atëherë nuk u durova dhe ja përmenda shumë gjëra, ndër to edhe krimet që janë bërë në Kosovë”, shtoi ajo.

E pyetur nga moderatori i emisionit se a i ka thënë Daçiqit: “Ju jeni pjesëtarë i një qeverie që ma keni vrarë të gjithë familjen”, Bogujeci tha se i është drejtuar me fjalë të tilla.

“Ju kam drejtuar me ato fjalë… Ke e pamundshme pa ia përmendur rastin tim dhe të familjes time, por edhe pjesën e personave të zhdukur, viktimave të dhunë seksuale dhe shumë viktima tjera që i kemi në Kosovë si rezultat i regjimit të Millosheviqit”, shtoi deputetja.

Bogujevci e ka falënderuar edhe deputetin e LDK-së, Arben Gashi për paraqitjen në sesionin e Komisionit për Politika dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, teksa ka vlerësuar se në sesione të tilla nuk duhet të ketë dallime partiake.

Krejt në fund ajo ka thënë se dje në Kretë është përmendur edhe qëndrimi i Serbisë karshi Ukrainës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat