Avokati i deputetes së LVV-së: Do ta apelojmë vendimin, presim lirim nga akuzat

Aktuale

Avokati i deputetes së LVV-së: Do ta apelojmë vendimin, presim lirim nga akuzat

Më: 17 maj 2022 Në ora: 18:24
Jetmire Vrenezi

Urim Vokshi, avokat i deputetes së Vetëvendosjes Jetmire Vrenezi, e cila u dënua sot me tre vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare të mbajtur në të kaluarën, ka thënë se verdikti i sotëm ishte ai që s’e prisnin.

“Ishte befasi për ne, duke marrë parasysh akuzën dhe provat në të cilat mbështetet. Kemi pritur vendim lirues sepse bëhet fjalë për veprime që Vrenezi i ka bërë si inspektore, që ka të bëjë me rrënimin e një ndërtimi pa leje. Aktgjykimin nuk e kemi pranuar ende, mirëpo me ta pranuar do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit”, është shprehur Vokshi për Klan Kosova.

Ai ka treguar se Vrenezi e ka pritur vendimin me shqetësim, pasi që ka pritur që të lirohej nga akuzat.

“Ndërkaq, për dorëheqjen nuk kemi biseduar dhe nuk kam ndonjë version për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat