Memli Krasniqi flet për skandalin e ambasadorit Berishaj

Aktuale

Memli Krasniqi flet për skandalin e ambasadorit Berishaj

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:56
Memli Krasniqi

“Në Kosovë nuk ka pasur skandal më të madh sesa rasti i Martin Berishajt”.

Kështu vlerëson kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas publikimeve se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është i përfshirë në një rast të shpëlarjes së parave.

“Vetëm fshehja e pasurisë së tij është e mjaftueshme për shkarkimin e tij. Ka shumë ka shumë pikëpyetje si është marrë nënshtetësia, a është bërë verifikimi tij nga agjencioni për inteligjencë. Ai po del se është edhe sekser i GEN-I-t serb”, është shprehur Krasniqi.

“Është e pabesueshme t’i dilet në mbrojtje se me çfarë sigurie dalin dhe bëhen avokatë ambasadorit, presidentja, kryeministri, ministrja. 600 mijë euro për çfarë shërbime, edhe të jetë ambasador edhe i angazhuar në profesione tjera. Kurrë në jetë nuk e kam ditur që ai merret me ndërmjetësim të blerjes së energjisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat