Fillon raportimin drejtori i AKI-së në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Mediet në këtë takim, janë lejuar vetëm të marrin pamje.
Ndërsa pritet që kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, të mbajë një konferencë për medie.
Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të ketë raportim i Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë z. Petrit Ajeti.
Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë me dije se për çfarë teme në Komision do të raportojë Ajeti.
Detajet e radhës priten të japen gjatë raportimit.