​Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

​Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, ku u prit nga homologu i tij Hulusi Akar.

Në takim, u bisedua mbi intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Po ashtu, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e në anën tjetër, ministri turk i mbrojtjes ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Ministri turk siguroi ministrin Mehaj se Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, NATO, Këshillin e Evropës, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat