Këta janë dy personat e plagosur në Klinë, njëri është djali i asamblistit të VV-së

Aktuale

Këta janë dy personat e plagosur në Klinë, njëri është djali i asamblistit të VV-së

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Një sherr mes dy familjeve ka ndodhur sot në Klinë.

Policia e Kosovës, e ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat e armë zjarri.

Gazeta merr vesh se njëri nga personat e plagosur është djali i asamblisitit të Vetëvendosjes në këtë komunë, Zafer Gashit, Fitimi.

Gashi sipas këtyre burimeve është 31 vjeçar ndërsa personi tjetër i plagosur është Rasim Sali Dakaj( 1957).

Përveç dy personave të plagosur sipas infomacioneve nga burime e gazetës, kanë mbetur të lënduar edhe katër persona të tjerë.

Përleshja mes dy familjeve, siç mëson Gazeta ka ardhur për shkak të një prone.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia”, tha Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat