Deputetja e LDK-së pas vendimit të Apelit, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Bordit të ZRRE-së

Aktuale

Deputetja e LDK-së pas vendimit të Apelit, kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Bordit të ZRRE-së

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:43
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Këto deklarata ajo i ka bërë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që vërtetoi vendimin e Themelores për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE.

Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh se Bordi duhet edhe të anulojë vendimin për tarifat me rritje si dhe të propozojë kompensimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga to.

“Bordi i ZRRE-së i ka dy detyra: 1.Të anuloj vendimin për tarifat me rritje dhe të propozoj kompenzimin e konsumatorëve për dëmin e shkaktuar nga këto tarifa, 2. Të japë dorëheqje mënjeherë. Mos të harrojmë qeveria ka dhënë 120 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike dhe prapë ZRRE i rriti tarifat në mënyrë diskriminuese, vendim ky tani i rrëzuar nga dy gjykata”, shkroi ndër tjerash ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat