Hasani: Kishte alternativë për zhbërjen e Speciales, s’ndodhi për shkak të presionit ndërkombëtar

Aktuale

Hasani: Kishte alternativë për zhbërjen e Speciales, s’ndodhi për shkak të presionit ndërkombëtar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:04
Nahit Hasani

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nahit Hasani ka folur rreth iniciativës për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Hasani tha se ka pasur alternativë për zhbërjen e kësaj gjykate.

“Data e 22 dhjetorit e 2018 kërkesa që me ndryshu vendimin e Gjykatës Speciale unë mendoj që ka pasur një mundësi hapësirë për shkak se ka pasur rrjedha të raporteve nga Gjykata Speciale pikërisht për shkak se janë akuza të shërbimit të prokurorisë serbe ka pasur nga raporti i Dick Martyt ka pasur alternativë. Jo, për shkak se akoma bashkësia ndërkombëtare që ishin në Kosovë na kanë akuzuar për një thikë pas shpine por ne kemi lypë drejtësi, asnjëherë nuk kemi kërkuar me i ikë drejtësisë”, tha ai.

Por, Hasani theksoi se zhbërja e Speciales nuk ndodhi për shkak të presionit të madh të faktorit ndërkombëtar ndaj institucioneve vendore.

Prandaj themelimi i Gjykatës ka qenë etnik, as serbët që kanë bërë krime as tjerët që kanë marrë pjesë kështu që ne kemi kërku që ta kemi një gjykatë të përbashkët, dmth që është e mirëfilltë që gjykon drejtësinë jo politike, ka pasur mundësi por nuk ndodhi për një rrethanë politike të cilën u tërhoqëm ose u bë një presion i jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe njerëit nuk e kishin guximin të vazhdojnë më tutje”, shtoi Hasani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat