Avokati i Thaçit: Institucionet të mbikëqyrin Specialen

Aktuale

Avokati i Thaçit: Institucionet të mbikëqyrin Specialen

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:31
Hashim Thaçi

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës si dhe shteteve sponsoruese të Gjykatës Speciale që ta mbikëqyrin punën e kësaj gjykate.

Prosper, në emisionin Rubikon, tha se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë.

“T’i kushtohet vëmendje, të ndiqet se çfarë po ndodh. Tash për tash njerëzit nuk janë duke i kushtuar vëmendje, sepse nëse do t’i kishin kushtuar vëmendje, do ta kishin parë se procesi që po ndodh nga këndvështrimi ynë nuk është i drejtë. Të akuzuarit e Tribunalit apo Dhomave të Specializuara nuk janë duke i pranuar informacionet apo provat që janë kundër tyre. Ne kishim një incident në muajin shkurt, kur informata shfajësuese, informata që tregojnë se individët janë të pafajshëm, nuk u janë dorëzuar atyre, pra ka shumë shembuj” tha Prosper.

Prosper foli edhe për redaktimet e shumta që u bëhen aktakuzave, duke thënë se këto redaktime e vështirësojnë në masë të madhe punën e mbrojtjes, pasi në shumë raste është e vështirë në kuptohet se për çfarë bëhet fjalë.

“Ky është një nga problemet tjera, aktakuza është shumë e redaktuar, që nënkupton se ke paragrafë që nuk e identifikojnë viktimën, nuk e identifikojnë lokacionin e aktakuzës, nuk e identifikojë datën e incidentit, pra për shembull thonë: zbrazëti viti 1999, zbrazëti është abuzuar nga zbrazëti në lokacionin zbrazëti, çfarë supozohet të bësh me këtë? Ne nuk e dimë ku ka ndodhur? Kur ka ndodhur? Dhe kujt i ka ndodhur? Si supozohet që dikush të ushtrojë mbrojtje në diçka të tillë? Dhe unë ju pyes juve, i pyes të gjithë ata që janë duke i kushtuar vëmendje, a ju duket kjo e drejtë?” tha Prosper.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat