Hasani: Raporti i Dick Mart-it nuk është shfrytëzuar nga institucionet e Kosovës

Aktuale

Hasani: Raporti i Dick Mart-it nuk është shfrytëzuar nga institucionet e Kosovës

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:04
Nait Hasani

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani tha se raporti i senatorit Dick Marti nuk është shfrytëzuar nga institucionet e Kosovës.

Sipas tij, Institucionet kosovare do të duhej ta shfrytëzonin më mirë raportin e senatorit zviceran.

“Institucionet e shtetit të Kosovës raportin e Dick Martit është dashur ta aktualizojnë t’i shkruajnë Bashkësisë Ndërkombëtare për presionet dhe të gjitha ato që janë bërë me pagesa dhe kërcënimet e Dick Martit që ua lë fajin shqiptarëve edhe njëherë për të rritur presionin atje “, tha ai.

Tutje Hasani deklaroi se Gjykata Speciale është gjykatë e të fortëve.

“Nuk është gjykatë e drejtësisë  është gjykatë e të fortëve. Kjo gjykatë është relativë që jep mundësi kinse me kriju besimin të shqiptarët në Kosovë “, tha ai.

Kurse sa i përket çështjes se a është dashur ta themelojë Kuvendi i Kosovës apo Këshilli i Sigurimit, Gjykatën Speciale, Hasani tha se Kombet e Bashkuara nuk do ishin marrë me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat