Fetoshi: Qeveria të angazhohet më seriozisht ndaj Gjykatës Speciale

Aktuale

Fetoshi: Qeveria të angazhohet më seriozisht ndaj Gjykatës Speciale

Më: 19 maj 2022 Në ora: 00:10
Arben Fetoshi

Profesori Universitar, Arben Fetoshi, tha se duhet pasur parasysh kontekstin e pastër politik të themelimit të Gjykatës Speciale dhe se duhet mirëkuptuar Lëvizjen Vetëvëndosje dhe Qeverinë aktuale për pamundësinë e zhbërjes së kësaj gjykate.

Sipas tij, institucionet e shtetit duhet rritur presionin politik, në veçanti ndaj atyre që kanë insistuar në themelimin e kësaj gjykate.

“Mirëpo nëse kjo padrejtësi ndaj Kosovës nuk mund të zhbëhet të paktën unë besoj që institucionet e shtetit kanë hapësirë të jashtëzakonshme për ta rritur presionin politik për të ndërrmarë veprime intensive institucionale e në veçanti me ata të cilët kanë insistuar që të bëhet kjo gjykatë, duke filluar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë tjerë”, tha ai në Tëvë1.

Fetoshi tha se Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë ishte zë i fuqishëm kundër themelimit të kësaj gjykate dhe se tani i takon të angazhohet më seriozisht me këtë çështje duke shfrytëzuar aspekte të ndyshme politike.

“Institucionet tona nuk kanë shfrytëzuar aspekte të cilat politikisht duhet të shfrytëzohen. Dhe nëse ne jemi koshient se tani Gjykata nuk mund të zhbëhet nga Qeveria të paktën sot. Subjekti politik Vetëvendosje, i cili ka qenë shumë i zëshëm për mos themelimin e kësaj të paktën sot duke qenë në qeveri i takon të angazhohet seriozisht pa i mendu emrat e përvetshëm”, shtoi ai. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat