Dugolli: Ende para syve kemi pamjen e llahtarshme të masakrës së Dubravës

Aktuale

Dugolli: Ende para syve kemi pamjen e llahtarshme të masakrës së Dubravës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 10:33 Përditësuar në ora: 11:32 më 19.05.2022
Enver Dugolli foto rtk

​23-vjetori i masakrës së Dubravës, VV: Kriminelët serbë të vihen para drejtësisë, s’po distancohen nga politika e Putinit

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, me rastin e 23-vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës ka kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare që kriminelët serbë t’i vë para drejtësisë.

Derisa ka kujtuar të bëmat e serbëve më 19 maj 1999 në Dubravë, Dugolli në një konferencë për media tha se prokuroria duhet të zgjohet ‘nga gjumi’ dhe të dëgjojë dëshminë e të mbijetuarve të atij tmerri.

Dugolli: Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë se drejtësi

“Nuk ka fakt më të madh se shuarja e jetëve e mbi 120 të burgosurve, ndërsa plagët e mbi 185 të burgosurve ende flasin vetë... Prokuroria duhet të zgjohet nga gjumi dhe të fillojë të dëgjojë dëshminë e këtyre njerëzve. Ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë së drejtësi, ju garantojmë edhe prokurorëve edhe drejtësisë se asnjë prej ne te mbijetuarve nuk do të këtë nevojë që të nxirret ndonjë vendim për dëshmitarët e mbrojtur, të gjithë do të dëshmojmë të vërtetën... Ende nuk është distancuar ministri i atëhershëm i Millosheviqit, presidenti Vuçiq , ai nuk distancohet as sot nga politika aktuale e Putinit që po bënë të njëjtën gjë në Ukrainë. Hapi i parë për të ecur drejt së ardhmes është ndëshkimi i gjenocidit dhe distancomi nga e kaluara e tyre”, ka thënë Dugolli.

Dugolli ka theksuar se fakti që ende nuk dihet ku gjendet Ukshin Hoti tregon për mizorinë që ende vazhdon të bëjë Serbia.

Dugolli: Faktet e pamohueshme të kësaj masakre

“Faktet e pamohueshme të kësaj masakre, fakti që profesori dhe intelektuali Ukshin Hoti ende nuk dihet se ku gjendet tregon jo vetëm për krimin por edhe për mizorinë që vazhdon të këtë ky pushtet serb, edhe masakra edhe fshehja trupave të më të dashurve tanë, ky krim është i dyfishtë”, ka theksuar ai.

Dugolli, i mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, shpalosi së çfarë kishte ndodhur në burgun e Dubravës para 23 vite.

Dugolli: Në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare të rikthyer nga disa burgje të Serbisë

“Nga mesi i majit, 1998 zbrazet Burgu i Dubravës nga të gjithë të burgosurit shqiptarë për vepra penale politike, dhe ordinere na dërgojnë të gjithëve andej nëpër Serbi me arsyetimin nga Ministria e Serbisë në Kosovë nuk kishte siguri, njeriu që kishte nënshkruar këtë dokument për transferimin e të burgosurve nëpër Serbi gjithandej, ishte ministri i Drejtësisë i atëhershëm Drakoljub Jankovic, kështu Burgu i Dubravës për një vit shndërrohet në bazën më të fortë të policisë speciale serbe, një vit më vonë kur në Kosovë nuk kishte siguri fare në Burgun e Dubravës u bë grumbullimi i pengjeve shqiptare të rikthyer nga disa burgje të Serbisë, nuk kanë thënë asgjë pse na kthyen apo na grumbulluan, i njëjti ministër i Drejtësisë së atëhershme ishte ministër Dragoljub Jankovic”, tha ai.

Ai ka shfaqur të gjithë emrat e të vrarëve në Burgun e Dubravës. 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ne 23 vjetorin e masakrës se Dubravës, mbajti një konferencë për media në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se me 19 maj 1999, filloi loja ndaj të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës.

Dugolli tha se ne këtë masakër ku u vranë dhe u masakruan 120  shqiptarë e mbetën të plagosur 185 të tjerë, u bë gjenocid masiv ndaj shqiptarëve.

“Sot edhe pas 23 vite, të mbijetuarve na shfaqen para syve skenat e llahtarshme të vëllezërve tonë që shuheshin para syve tonë”, tha Dugolli.

“Ne ende i mbajmë mend dhe nuk i harrojmë ekzekutorët që kishin vënë maska për të mos i dalluar”.

Maskara e Dubravës është një prej më të mëdhave e më të rëndave në Kosovë, kur forcat serbe i pushkatuan dhe masakruan të burgosurit shqiptarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat