Konjufca priti në takim deputeten suedeze Mia Sydow Mölleby

Aktuale

Konjufca priti në takim deputeten suedeze Mia Sydow Mölleby

Më: 19 maj 2022 Në ora: 13:08
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Mia Sydow Mölleby, deputete në Parlamentin e Suedisë, Inguna Sudraba, ish-deputete e Parlamentit të Letonisë, njëherësh ish-Auditore e Përgjithshme dhe eksperte e SIGMA-s, si dhe Dag Levin Sparr, këshilltar i lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe zyrtar ndërlidhës për BE-në, pjesëmarrës të punëtorisë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”, organizuar këto ditë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).

Deputetja suedeze Mia Sydow Mölleby e njoftoi kryetarin Konjufca në lidhje me bashkëpunimin e mirë me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Kuvendin, si dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të fondeve publike. 

Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi rëndësinë e auditimit, falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre që të bartin te ne përvojat në këtë fushë.

Në takim morën pjesë edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme dhe Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat