Kuçi thotë se Kurti për tri javë në ShBA ka pasur vetëm një takim të rëndësishëm

Aktuale

Kuçi thotë se Kurti për tri javë në ShBA ka pasur vetëm një takim të rëndësishëm

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:46
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës , Natyra Kuçi ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA.

Kuçi ka thënë se kryeministri Kurti po kalon 3 javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vizita në monumente fetare dhe në dreka e darka me biznesmen, por se nuk po ka takime të nivelit të lartë.

“Ne mendojmë që Kurti ka pasur vetëm një takim të natyrës që mund të thuhet se është pak a shumë i rëndësishëm me këshilltarin e Sigurisë. Mirëpo asgjë tjetër, sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë që një kryeministër të shkojë për kaq gjatë dhe të bëjë natë për natë festa, sepse po i shohim storiet e tij në instagram e rrjete sociale”, tha ajo.

Zëdhënësja e PSD-së në emisionin “Ditari” theksoi se përderisa Kurti po bën festa në SHBA, vendi po përballet me kriza të shumta.

“Kurti këtu  po përballet me disa  lloj krizash shembull e kemi dënimin e djeshëm të Gucatit dhe Haradinajt dhe në anën tjetër nuk kemi asnjë reagim të Qeverisë për këtë padrejtësi që iu bë qytetarëve të saj”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat