Prestreshi: Ndaj ministrit Murati të veprojë prokuroria dhe AKI, pasi që ky i fundit zbuloj sekret shtetërorë

Aktuale

Prestreshi: Ndaj ministrit Murati të veprojë prokuroria dhe AKI, pasi që ky i fundit zbuloj sekret shtetërorë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 18:50
Valon Prestreshi dhe Hekuran Murati

Ish-kryetari i  Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati sapo shpalosi një sekret shtetëror gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai në një postim në Facebook shkroi se Murati ra nën grackën e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, duke folur kështu për Fondin e Sigurisë së FSK-së.

“Abelearti tha, jap dorëheqje nëse janë mbledhur mbi 2 milion. Hekurani tha, Jep dorëheqje, sepse janë mbledhë”, shkroi ai.

Sipas tij, një deklaratë e tillë është zbulim i informacionit të klasifikuar. Madje, Prestreshi kërkoi që Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Prokuroria të vihen në lëvizje ndaj ministrit Murati.

“AKI dhe prokuroria duhet të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme kundër zbulimit të sekretit shtetëror”, përfundoi ai.

Të enjten, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri dhe ministri Hekuran Murati janë përplasur mes vete në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ishte shefi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare i cili tha se nëse janë mbledhur dy milionë euro në Fondin e Sigurisë, atëherë “unë jap dorëheqja nga pozita e ligjvënësit”.

Për këtë, njeriu që ruan kuletën e shtetit iu përgjigj se ta dorëzojë mandatin e deputetit, pasi sipas tij, Tahiri bën shpifje të tilla.

“Ai nuk do të duhej të merrej si autoritet, pasi është dëshmuar nga e kaluara se çdo herë ia huq. Kemi parë gjatë fushatave të kaluara, vazhdimisht e pati përmend se janë sekuestruat diku 20 milionë euro, si material apo pasuri, por pastaj pati dalë që as 1 milion, po 300 mijë. Meqënëse mund të thirret në imunitetin e deputetit, pra bën edhe shpifja të tillë”, tha Murati.

“Sa i përket Fondit Sigurisë, ju ftoj që sot të jepni dorëheqje dhe ta shohim a po i qëndroni fjalës. Nuk e them unë sa është, mirëpo nuk është ajo që e thatë ju. Dorëzojeni dorëheqjen së pari. Qëndroni fjalës deri në fund. Mund të iu tregojmë privatisht”, deklaroi Murati në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat