Hoxhaj: Ballkani mund të jetë fronti i dytë i një lufte hibride

Aktuale

Hoxhaj: Ballkani mund të jetë fronti i dytë i një lufte hibride

Më: 20 maj 2022 Në ora: 09:55
Enver Hoxhaj

Konflikti në Rusi ka shtuar shqetësimin edhe në rajonet të tjera nga ato të përfshira drejtpërdrejt në konflikt. Ballkani Perëndimor është një nga zonat më të prekura nga vala e përplasjes së madhe midis Perëndimit dhe Moskës.

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka shkruar një botim voluminoz mbi këtë konflikt dhe pasojave të mundshme, edhe afër nesh.

Sipas tij, Ballkani ka qenë gjithmonë prioriteti gjeostrategjik i Kremlinit, madje i dyti për nga rëndësia.

Prioritetin rus për Ballkanin e ka deklaruar vetë Putin kur vizitoi Zagrebin në vitin 2000, është më i rëndësishmi pas Detit të Zi. Ukraina është fronti i parë, Ballkani është i dyti, edhe pse nuk mund të ketë këtu një luftë të hapur”, tha Hoxhaj.

Përdoren instrumenta politike, ku ka parti që kanë marrëdhënie të ngushta me Rusinë, Serbia ka marrëdhënie strategjike, është një lloje platforme ruse për të ndikuar në Ballkan. Rusia ka përdorur edhe investimet ekonomike, si dhe atë që cilësohet si fuqia e butë, pra mediat dhe jeta akademike, gjithçka në tentativën për të krijuar ndikim.”, thotë Hoxhaj në A2CNN.

Ndikim ky, nga i cili faktori shqiptar sipas Hoxhajt është i përjashtuar.

Partitë në Shqipëri, Kosovë por edhe në pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, kanë marrëdhënie me parti anëtarë të Parlamentit Europian, ndërkohë që në Serbi, në republikën serbe në Bosnje por edhe në Maqedoninë e Veriut, ka parti që janë platformë ruse. Putin dhe Vucic kanë shumë gjëra të përbashkëta, Serbia dhe Rusia apo ashtu. Kjo që po ndodh tregon se Rusia nuk e ka tejkaluar ankthin për shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, ashtu si Serbia nuk ka kaluar atë të Jugosllavisë”, tha ai.

Hoxhaj mendon se për kë të arsyeje Kosova duhet të tregohet vigjilente, por se rreziku buron tjetërkund. Nuk mendoj se Kosova mund të jetë cak direkt i kërcënimit. Shqiptarët në Kosovë dhe kudo janë faktori më pro-perëndimor. Ndërkohë, vendi që mund të ndikohet më shumë është Bosnja.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat