Vjen mbështetja nga Kroacia: Dyert e KiE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën

Aktuale

Vjen mbështetja nga Kroacia: Dyert e KiE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën

Më: 20 maj 2022 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës mbeti jashtë agjendës, teksa sot në Torino të Italisë u mblodhën ministrat e jashtëm të kësaj organizate ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka reguar lidhur me këtë duke thënë se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të dhe se mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësimin.

“Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit.

Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat