Manuel Sarrazin: Qëllimi kryesor i Gjermanisë është që Kosova të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së

Aktuale

Manuel Sarrazin: Qëllimi kryesor i Gjermanisë është që Kosova të bëhet pjesë e NATO-së dhe BE-së

Nga: F. B. Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:21
Manuel Sarrazin

I dërguari special për Ballkanin Manuel Sarrazin n ka deklaruar se “Gjermania mbështet aplikimin e Prishtinës për Këshillin e Evropës dhe qëllimi përfundimtar i Gjermanisë është që Kosova të jetë shtet i pavarur me gjithë të drejtat në NATO dhe BE”, shkruan “telegraf”, transmeton “Bota sot”.

Sipas Sarrazin, Prishtina nuk duhet të harroj se ka edhe disa vende në BE që nuk e kanë njohur dhe nuk kanë qëndrim të qartë si Gjermania.

Në lidhje me ndihmën eventuale gjermane për Kosovën, që ajo të hyjë në NATO, Sarrazin theksoi se “aktualisht në maje të prioriteteve është Këshilli i Evropës”.

Gjermania sipas tij mbështet aplikimin e Kosovës për KE dhe do të bëjë gjithçka që mundet që kërkesa të jetë e suksesshme, por si shtoi Sarrazin, Prishtina e di se deri në vendimin përfundimtar është rrugë e gjatë, duke vlerësuar aplikimin si maratonë.

Ai theksoi se në maratonë nuk duhet vrapuar shpejtë në kilometrat e para, pasi janë shumë më të rëndësishëm në kilometrat e fundit.

“Do të shoqërojmë Kosovën gjatë gjithë maratonit, do i japim ujë do e mbështesim dhe bëjmë tifo dhe po ashtu do të bisedojmë me të gjithë, që të mbështesin Kosovën që ajo të jetë e suksesshme” ka deklaruar Sarrazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat