Zëdhënësi i Qeverisë hedh poshtë lajmet që kryeministri merr mëditje – këto janë fjalët e tij

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë hedh poshtë lajmet që kryeministri merr mëditje – këto janë fjalët e tij

Nga: M.H. Më: 22 maj 2022 Në ora: 22:35
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka reaguar në lidhje me lajmet që kryeministri Kurti merr mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Ai u shpreh se mëditjet për udhëtimet jashtë vendit kryeminsitrit I takojnë me ligj mirëpo që I njejti nuk i merr, përcjell “Bota sot”.

Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, shkruan tutje Kryeziu.

Postimi i plotë

Kryeministri Kurti nuk merr mëditje.

Sipas ligjit edhe mund t'i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit.

Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani.

Image
Foto bashkangjitur postimit të Kryeziut
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat