Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas raportimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pa prezencën e medieve.
Sipas tij, kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura për çështje të zakonshme duhet të nalet.
“Pse raportimi i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?! Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?! Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?!”, ka shkruar Hoti.
“Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet t’i klasifikojnë informatat”, shtoi ai.