Gucati dhe Haradinaj u shpallen fajtorë, deklarohet Ramush Haradinaj

Aktuale

Gucati dhe Haradinaj u shpallen fajtorë, deklarohet Ramush Haradinaj

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Gjykata Speciale dënoi me nga 4 vjet e gjysmë Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn. Gjykata ata i shpalli fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë.

“Është e ditur se të dhënat sensitive të një organi gjyqësor ose hetues janë të mbrojtura me ligj  dhe askush jo i autorizuar s’mund t’i ekspozojë. Atëherë unë  u kam bërë vërejtje, u kam bërë kritikë por unë mendoj se edhe Nasimi edhe Hysniu në atë kohë nuk i kanë menduar të gjitha këto aspekte, por të bindur se po tregojnë një gjendje kanë vepruar ashtu”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

“Po vazhdon ajo golgota mbi UÇK’në, mbi Kosovën. Po vazhdojnë këto pasoja mbi çlirimtarët”, thotë Haradinaj.

“Nasimi si fëmijë ka qenë i burgosur politik, pjesëmarrës i luftës. E gjithë familja në burg, baba në burg, motrat, nana. Si familje janë ndër breza atdhetar të dëshmuar”, tha Haradinaj.

“Duhet të luftojmë për epilogun e drejtësisë. Në sallë të gjykatës duhet dëshmuar e vërteta”, theksoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat