“Shpifës”, “E dimë çka ke bo”, akuza mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së

Aktuale

“Shpifës”, “E dimë çka ke bo”, akuza mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së

Më: 24 maj 2022 Në ora: 13:16
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”.

Në këtë komision është zhvilluar debat i ashpër në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës, saktësisht Hajdar Beqës së PDK-së dhe Halil Thaçit të VV-së.

Në këtë komision Hajdar Beqa i PDK-së, i kërkoi Halik Thaçit nga VV-ja, që të flas dhe mos ta luaj rolin e zëdhënësit të KEK-ut.

“Nuk ki nevojë me bë zëdhënësin”,

Thaçi në replikën e tij, i tha Hajdar Beqës së PDK-së, së është shpifës.

“Shpifës je vetë”, ia ktheu Hajdar Beqa.

Kryeshefi i KEK Krasniqi tha se  “Duhen gjitha proceset të përmirësohen, por më besoni se nuk është lehtë dhe nuk bëhet shpejtë”.

Eman Rrahmani nga VV-ja, tha se  “Tha që nuk ka pas të gjetura që nuk vërtetohet se nuk ka pas shkelje të ligjit. A është kjo pse ju jeni fokusuar te performanca se sa te rregullsia”,

Auditori Arben Selimi në përgjigjën e tij, tha se “Në asnjë raste nuk e anashkalojmë edhe çështjen e mashtrimit dhe sa herë hasim edhe në mashtrim gjithsesi e raportojmë. Në rast se vlerësohet në të ardhmen se ndonjëra prej këtyre përbën mashtrim, ne e adresojmë e raportojmë tek organet kompetente”.

“Faktet të gjitha i kemi prezantuar. Nëse edhe prokuroria e kushdo qoftë e vlerësojnë që është çështje për hetim. E kanë edhe përkrahjen tonë dhe çdo informatë mundemi me u’a ofru”.

Eman Rrahmani nga VV-ja tha se “Kjo është pasqyrë e qeverisjes së PDK dhe AAK”.

Në replikën e tij, Hajdar Beqa nga PDK-ja tha se  “Më vjen mirë nëse ja qëllon najher. E di që ki qef me ditë është mirë edhe me lexu. KEK-u ka qenë dhe ka me qenë edhe kur s’kemi me qenë deputet. Është mirë kur të doni për të kaluarën të folni me fakte dhe argumente”.

“Qe po e marrim zyrën e auditimit të brendshëm Albin Kurti e ka bë kryeshefi”.

Eman Rrajmani nga VV-ja. “Besoj Hajdarit njëherë i’a ka tregu vendin qytetari”.  “Gjithë e dinë që edhe ndërmarrjen ku ka qenë kryeshef e dimë që nuk është mirë me hy këtyre seneve se të paktën krejt e dimë çka ke bo qysh ke bo. Të respektojmë si deputet dhe duhesh me i respektu qytetarët të cilët e kanë pru secilin deputet”.

Hajdar Beqa në replikën e tij tha se “Unë për kohën që kam menaxhuar ndihem mirë. Çdo vit kamë rritë performancën. Me kontribu Ti për aq sa kom kontribu unë unë, ty në vynë edh e katër jetë”.

Tutje, Halil Thaci nga LVV-ja tha se “Beqa e përmendi drejtorin e auditimit është emëruar keyeshef ekzekutiv në Qeverinë Kurti një, nuk është e vërtetë. Drejtori edhe kryetari i bordit munden mos me qenë në dijeni. Po unë jam saktë në dijeni, nuk është e vërtetë”.

Në replikën e tij Beqa tha se “Po më pëlqen se zoti Thaçi po e luanë mirë edhe zëdhënësin e KEK-ut. Problemi është se drejtori financiar është personi i dytë pas kryeshefit. Por unë prape po them kam respekt për secilin nëse e kryen punën me nder dhe përkushtim”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat