Krasniqi: Shqiptarët në Tërnoc duhet të mobilizohen që të mos lejojnë që Kamberit t’ia marrin mandatin nga duart

Aktuale

Krasniqi: Shqiptarët në Tërnoc duhet të mobilizohen që të mos lejojnë që Kamberit t’ia marrin mandatin nga duart

Më: 24 maj 2022 Në ora: 16:31
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka bërë thirrje shqiptarëve në Tërnoc që të votojnë për Shaip Kamberin, pasi që gjykata ka vendosur që zgjedhjet në Tërnoc të ripërsëriten.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, sipas tij ai si deputet ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë.

“Mobilizim për Shaip Kamberin! Shaip Kamberi është një patriot i guximshëm, që, si deputet, ka punuar pa ndalë për interesat e shqiptarëve në Luginë. Edhe pse ai fitoi mjaftueshëm vota edhe për një mandat të deputetit, Gjykata ka vendosur që zgjedhjet të ripërsëriten në Tërnoc”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, lideri i PDK-së tha se shqiptarët në Tërnoc duhet të mobilizohen që të mos lejojnë që Shaip Kamberit të ia marin mandatin nga duart.

“Shaipi është e vetmja shpresë e shqiptarëve të Luginës që të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë – e i cili nuk guxon të ndalet. Mobilizohuni dhe dilni e votoni.  Për Shaipin, për shqiptarët!”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat