Ahmeti për Kurtin: “Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë”

Aktuale

Ahmeti për Kurtin: “Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë”

Më: 24 maj 2022 Në ora: 22:06
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vlerësoi se shkuarja e kryeministrit Albin Kurti në ShBA ka shkaktuar një debat në Kosovë rreth asaj se a i ka punët mirë ai me Amerikën apo jo, dhe se s’ka ndonjë rezultat tjetër.

Sipas tij, Vetëvendosje ka dashur të dëshmojë që Kurti mund të shkojë në ShBA. Megjithatë, Ahmeti kritikoi Kurtin për qëndrimin e tij rreth tre javësh atje.

“Asnjë kryeministër nuk duhet të largohet nga vendi për më shumë se 4-5 ditë, përndryshe duket si një vizitë ‘se kam kohë dhe prandaj po rri më gjatë’.

Lidhur me kritikat e opozitës për mos zhvillimin e takimeve të Kurtit me zyrtarë të niveleve të larta amerikane, Ahmeti tha se ata e takojnë kryeministrin tonë ose kur kanë diçka për të thënë, ose për të dëgjuar.

“Mesazhe të Qeverisë Amerikane janë që ata kërkojnë që dialogu të ketë epilog dhe që në qendër të ketë njohjen e ndërsjellë”.

Në emisionin Rubikon, Ahmeti po ashtu kujtoi edhe kohën e vitit 2017 kur si Vetëvendosje kishin kërkuar takim me ambasadorin e atëhershëm amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili nga ta kishte kërkuar që të kërkonin falje për sulmin ndaj ambasadores së dikurshme Tracey Jacobson, për çka ai tha se “nuk kishin pranuar ta marrin fajin për diçka që nuk e kanë bërë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat