Alarmi i rremë për bombë te Rektorati i UP-së, policia jep detaje

Aktuale

Alarmi i rremë për bombë te Rektorati i UP-së, policia jep detaje

Më: 25 maj 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Policia e Kosovës të martën rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një person i panjohur përmes adresës elektronike ka informuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rektoratine UP-së.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njësitë relevante kanë kontrolluar objektin e rektoratit dhe sipas tyre nuk kanë hasur në mjetin e dyshuar.

“Një person i panjohur përmes adresës elektronike ka informuar për një mjet të dyshuar shpërthyes në Rektoratin e UP-së. Njësitë relevante kanë kontrolluar objektin e rektoratit dhe sipas tyre nuk kanë hasur në mjetin e dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat