Nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë

Aktuale

Nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha - Bunjaku tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me lijën e majmunit në Kosovë.

Ajo në një konference për medie tha se MSh po përgatit rekomandimet për profesionistët shëndetësorë.

Gexha - Bunjaku tha se edhe Kosova rrezikohet nga ky virus derisa u shpreh se çdo kush qe vëren skuqje e ndryshime në lëkurë, ethe e temperaturë duhet të drejtohet tek mjeku familjar.

Derisa e quan lajm të mirë se kjo sëmundje nuk përhapet shpejt sa COVID-19, ajo thekson se megjithëkëtë vigjilenca duhet të ekzistoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat