Haxhiu takoi zëvendëspresidenten e Komisionit Europian për vlera dhe transparencë

Aktuale

Haxhiu takoi zëvendëspresidenten e Komisionit Europian për vlera dhe transparencë

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:43
Foto nga takimi

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe anëtarë nga kabineti, zhvilloi një takim me Vĕra Jourova, zv.Presidenten e Komisionit Europian për vlera dhe transparencë.

Duke vlerësuar këtë takim, ministrja Haxhiu e falënderoi znj. Jourova, për mbështetjen sidomos në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e njoftoi me procesin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Me ç’rast kërkoi mbështetjen në këtë proces të rëndësishëm për qytetarët dhe vendin.

Diskutimet vazhduan me çështjet konkrete të reformës në drejtësi dhe rezultatet të cilat priten të arrihen përmes reformës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat