Sot votoi kundër, por deputeti i VV-së tërhoqi 10 % e Trustit

Aktuale

Sot votoi kundër, por deputeti i VV-së tërhoqi 10 % e Trustit

Më: 25 maj 2022 Në ora: 14:50
Vetëvendosje

Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, që sot ka votuar kundër në Komision për tërheqjen e mjeteve nga Trusti i Kursimeve Pensionale, e kishte shfrytëzuar tërheqjen prej 10 % kur ishte lejuar nga Qeveria Hoti.

Kjo dokumentohet në deklarimin e pasurisë që ai e ka bërë në Agjencinë Anti-Korrupsion.

Ai kishte tërhequr 1 mijë e 762 euro.

Procesi i tërheqjes së kësaj përqindjeje nga Trusti pati nisur nga fundi i dhjetorit të vitit 2020 dhe ka zgjatur deri në fillim të prillit të vitit 2021.

Sipas të dhënave të Fondit për Kursime Pensionale, asokohe janë tërhequr mbi 198 milionë euro nga 427 mijë e 371 kontribuues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat