Një muaj paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për prodhim të narkotikëve

Aktuale

Një muaj paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për prodhim të narkotikëve

Më: 25 maj 2022 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën me nga një muaj paraburgim ndaj 9 shtetasve kosovarë S.SH., A.D., V.N., S.D., A.SH., B.H., S.SH., S.H., M.SH., dhe 6 shtetasve turq Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., S.Y., për shkak se kanë kryer veprën penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve.

Gjykata thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat, të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat